RTSH 24 Live

Letërsi

Sfida e autorëve të rinj në Shqipëri

26/05/2021

Sfida e autorëve të rinj në Shqipëri

“Ameba” është libri me tregime dhe novela, që çel krijimtarinë letrare të autorit të ri shqiptar, Rigel Rizaj. Përjetimet dhe përsiatjet personale në 13 tregimet e tij, Rizaj i shpërfaq përmes një estetike të re rrëfimi, duke krijuar e ngritur mbi mite, steriotipe letrare të cilat përcjellin nëntekste të caktuara. “Ameba në këtë rast, në vetë konstruktin që ajo ka si një gjë edhe e padukshme, po që lëviz në fshehtësi në mister. Ajo çka rrëfehet vetë tek këto tregime janë gjëra shumë të thjeshta, por që simbolin dhe thelbin e thellë e mbajnë në nëntekstet e tyre dhe Ameba është një nëntekst”. Ameba, në këtë rast është një ndikim i dyanshëm, sepse është ndikim i gjërave personale të ndodhura tek unë dhe ndikimi i dytë është ai letrar, çfarë kam lexuar unë dhe kjo ndonjëherë ndihet në disa simbolika dhe steriotipe letrare të cilat unë i kam vendosur”
Tregimet e tij nuk kanë një target grup të caktuar, pasi Rigeli shprehet se letërsia që ai shkruan është për çdo moshë.“Niveli i të rrëfyerit ndryshon, ka shtresat e veta. Së paku jam përpjekur të arrij një mënyrë të rrëfyeri që t’i ketë disa shtresa, në mënyrë që çdokush ta lexojë dhe të arrijë të perceptojë atë çka ai dëshiron dhe atë që ai mundet sepse duhet të jemi të sinqertë me veten se lexuesit nuk janë as të nivele të larta, as të mesme, as të ulët, gjithmonë ka një kolorit, janë si valet në det”. 
Shkrimtarët e rinj në vendin tonë kanë sfidat e tyre, por Rizaj shprehet se mënyra më e mirë për t’i promovuar ata është që Shtëpitë Botuese të botojnë më shumë letërsi shqipe, siç bëjnë shumë vende kudo në botë, që prodhimin letrar vendas e kanë primar. “Duke qenë se unë ndjek edhe tregun letrar të huaj ka një andikap në Shqipëri. Ndërkohë që Franca, Italia, Britania, prodhimin më të lartë letrar por edhe të publikuar e kanë të autorëve të tyre vendas, ne kemi një kundërshti shumë të madhe, sepse prodhimi ynë më i lartë letrar janë autorët e huaj, janë sjellja e tyre në shqip. Ndërkohë që autori shqiptar, ai që shkruan shqip nuk është askund. Sigurisht nuk duhet të botohen të gjithë por duhet lënë një ndjesi aventure ose guximi. Sepse nëse botohen më shumë autorë shqiptarë do jetë më e prirur të ketë më shumë autorë që të vazhdojnë përpara”.