RTSH 24 Live

Kosovë

Serbia liron 4 policët e Kosovës, Kurti: U ndaluan me urdhër të Vuçiçit

18/04/2024

Serbia liron 4 policët e Kosovës, Kurti: U ndaluan me urdhër të Vuçiçit

Katër policët e Kosovës, të cilët u ndaluan nga autoritetet e Serbisë, janë lënë të lirë. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës.

Sipas informacioneve të fundit na njoftojnë se të gjithë policët e ndaluar të cilat i përmenda në fjalën time hyrëse tashmë janë liruar përveç zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç. Pra, ai vazhdon të mbetet në burg në Serbi”, ka thënë Kurti.

Zyrtarët e policisë së Kosovës ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalimin kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.

Sipas kryeministrit, arrestimet që po ndodhin i kishte paralajmëruar presidenti serb, Alekandër Vuçiç gjatë konferencës për media, që mbajti për përvjetorin e njësitit special ushtarak serb “Kobra”, i cili edhe kishte bërë kidnapimin dhe arrestimin e policëve në veri.

Të shtunën ne e kemi ditur që kjo javë do të jetë javë me përndjekje e arrestime, sepse është paralajmëruar. Por çasti dhe intensiteti i këtyre arrestimeve nisi pikërisht pas votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Më 14 prill në Kazermën ‘Vasa Çarapiç’ në Beograd u paralajmërua ajo që po ndodh këtë javë”, ka thënë Kurti.

/rtsh.al/