RTSH 24 Live

Sociale

Semaforët në Shkodër, qytetarët ende nuk respektojnë sinjalistikën e re

02/04/2024

Semaforët në Shkodër, qytetarët ende nuk respektojnë sinjalistikën e re

 Kalimin e rrugës kur semafori shënon të kuqe për këmbësorët qytetarët e lidhin me neglizhencën momentale dhe faktin se ende nuk janë mësuar me semaforë.

“Qytetari shkodran do ta ketë të vështirë për tu mësuar me semafor, do të duhet pak punë”, tha një qytetar shkodran.

Pushteti vendor me qëllim informimin e qytetarëve ka vendosur një person për të orientuar këmbësorët.

Në nenin 188 të Kodit të ri Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë lekë. Masë e cila ende nuk po sensibilizon në masën e duhur këmbësorët.

Gazetar: M.Mirashi

/RTSH/