RTSH 24 Live

Europë

Sebastian Kurz nën hetim, akuzohet për ryshfet, korrupsion dhe mashtrim të publikut

09/10/2021

Sebastian Kurz nën hetim, akuzohet për ryshfet, korrupsion dhe mashtrim të publikut

Kancelari austriak Sebastian Kurz është bërë subjekt i një hetimi, nën dyshimin e ryshfetit dhe shkeljes së rregullave financiare.Lajmin e bëri të ditur zyra e prokurorisë së anti-korrupsionit, pas kontrolleve të ushtruara në zyrat e partisë konservatore të Kurz dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij. Në të njëjtin hetim, sipas zyrtarëve austriakë, janë përfshirë edhe 9 persona të tjerë.
Prokurorët dyshojnë se Ministria e Financave bleu hapësirën e reklamave në një tabloid në këmbim të pasqyrimit të sondazheve në favor të figurës së Kurz dhe partisë së tij. Kurz dhe Partia Popullore (OVP) e kanë cilësuar hetimin si të motivuar politikisht. Kryeminisrti austriak Kurz është nën hetim për deklarime të rreme nga një komision parlamentar për korrupsionin, por nuk është akuzuar ende deri më tani. Presidenti Alexander Van der Bellen, në deklaratën e tij pas këtyre zhvillimeve, tha se vendi po dëshmonte ngjarje të pazakonta dhe tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e mos ndërhyrjes në drejtësi.