RTSH 24 Live

Europë

Rama mbështet kryeministrin spanjoll: Mos u dorëzo! Nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve

25/04/2024

Rama mbështet kryeministrin spanjoll: Mos u dorëzo! Nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez duket se këto orët e fundit është në dilemë nëse do të japë dorëheqjen, pasi bashkëshortja e tij po përballet me një hetim nga drejtësia, pas akuzave për korrupsion. Kreu i qeverisë  spanjolle i ka komentuar akuzat si të motivuara politikisht dhe shpifje.

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama, i cili, nëpërmjet një postimi në mediat sociale ka mbështetur kryeministrin spanjoll duke i shpreh të gjithë mbështetjen e tij në këtë moment të vështirë. Në mesazhin e tij Rama i kërkon homologut të tij spanjoll që të mos dorëzohet.

“I dashur@sanchezcastejon! Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me ju në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë. Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike. Është nder të qëndroj pranë jush. Arritja juaj e presidencës së qeverisë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën. Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur”, shkruan Rama.

/rtsh.al/