RTSH 24 Live

Politikë

Seanca gjyqësore me Kushin, Vokshi: Nuk u paraqit, duhet të japë dorëheqjen!

29/06/2022

Seanca gjyqësore me Kushin, Vokshi: Nuk u paraqit, duhet të japë dorëheqjen!

Deputetja Albana Vokshi ka marrë pjesë në seancën gjyqësore për një padi të bërë nga ministrja e Arsimit Evis Kushi për tezat e provimit të Maturës Shtetërore. Ndërsa kjo e fundit nuk u paraqit në seancë, në një deklaratë për mediat Vokshi tha se e pati të pamundur të paraqiste provat dhe faktet e keqmenaxhimit të shkeljeve në Ministrinë e arsimit. 

Deputetja Albana Vokshi kërkoi dorëheqjen e Ministres Kushi.

Isha në një seancë gjyqësore për një padi të ministres Evis Kushi për denoncimet që unë kam bërë për nxjerrjen e tezave të provimit parauniversitar. Sot ishte seanca e parë por ministrja Kushi nuk ishte prezentë. Kisha me vete të gjitha prevat dhe faktet, por edhe pasojat e keqmenaxhimit të shkeljeve në ministrinë e arsimit. E pata të pamundur të paraqesë provat por Kushi mungoi. Do ishte në nderin e saj dhe moralin e saj, nëse i ka mbetur sado pak fike të kishte dhënë dorëheqjen", tha Vokshi.

/rtsh.al/