RTSH 24 Live

Botë

Scholz shuan dyshimet, mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të ndalet

04/09/2024

Scholz shuan dyshimet, mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të ndalet

Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën, tha të kancelari Olaf Scholz, duke u përpjekur të largojë frikën se Berlini mund të zhgënjejë Kievin mes një “shtrëngimi” të buxhetit të brendshëm dhe raporteve të mediave për “një ngrirje” të ndihmës së re ushtarake gjermane.  “Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të ndalet.

Ne kemi bërë dispozita, kemi arritur marrëveshje (të mbrojtjes) dhe kemi siguruar fondet në kohën e duhur, në mënyrë që Ukraina të mund të vazhdojë të mbështetet plotësisht tek ne në të ardhmen”, tha kancelari gjerman.

Konfirmimi i mbështetjes nga Scholz erdhi pasi disa media thanë më herët se  ministria gjermane e financave nuk do të miratonte aplikime shtesë për ndihmën ushtarake për Ukrainën për shkak të kufizimeve buxhetore. Gjermania renditet në një ndër shtetet dhuruese kryesore në ndihmën për Kievit në armatime.

Së fundmi, ligjvënësit rumunë e kaluan këtë të mërkurë një projektligj për dhurimin e një sistemi mbrojtës ajror, Patriot.  Rumania i ka dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë, por nuk ka pranuar të tregojë shkallën e mbështetjes, për shkaqe sigurie. Ndërkohë që shtetet perëndimorë vijojnë të ndihmojnë Ukrainën edhe në anën financiare.

/RTSH/