RTSH 24 Live

Europë

Scholz: Përpjekjet diplomatike për paqen në Ukrainë po përparojnë

19/04/2024

Scholz: Përpjekjet diplomatike për paqen në Ukrainë po përparojnë

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se bisedimet me zyrtarët kinezë për luftën në Ukrainë gjatë udhëtimit të tij të fundit shërbyen për të nxitur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

Përpjekjet diplomatike janë të domosdoshme në këtë proces të mundimshëm dhe unë jam mirënjohës që Gjermania dhe unë personalisht, gjithashtu ishim në gjendje të jepnim një kontribut”, tha sot Scholz.

“Përpjekjet diplomatike janë si “një bimë që ka nevojë për shumë ujitje” … por është diçka që ekziston dhe që ne po e ushqejmë”, tha Scholz.

Zvicra po planifikon një samit paqeje më 15 dhe 16 qershor, për të diskutuar luftën Rusi-Ukrainë, në të cilin synon të ftojë rreth 100 vende, përfshirë Kievin.

Rusia nuk pritet të marrë pjesë, por vendet që kanë lidhje miqësore me Rusinë, si Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut, mund t’i bashkohen samitit.

Gjatë vizitës së tij në Pekin të martën, Scholz ra dakord me presidentin kinez Xi Jinping për të koordinuar “intensivisht dhe pozitivisht” samitin e ardhshëm të paqes dhe konferencat e mundshme të mëtejshme. 

/ rtsh.al /