RTSH 24 Live

Europë

Britani Madhe,  Sunak në testin e zgjedhjeve lokale

02/05/2024

Britani Madhe,  Sunak në testin e zgjedhjeve lokale

Miliona qytetarë britanikë iu janë drejtuar të enjten kutive të votimit për të zgjedhur  anëtarët e 107 këshillave bashkiakë dhe  kryetarët e  11 bashkive në Angli si dhe komisionerët policorë në Angli dhe Uells.  

Edhe banorët e kryeqytetit Londër do të votojnë për të zgjedhur mes kryebashkiakut në detyrë dhe kandidatit të laburistëve në opozitë Sadik Khan dhe kandidates konservatore Susan Hall.  

Në Blackpool South  ndërkohë mbahen edhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, pas dorëheqjen së ish deputetit konservator Skott Benton.  

Ndërsa këto zgjedhje përqëndrohen mbi çështje loçale si mbledhja e mbeturinave apo siguria publike, ato kanë domethënie më të gjerë pasi rezultati i tyre do të cilësohet si një testim i mbështetjes publike për kryeministrin Rishi Sunak dhe nëse do të ketë gjasë që ai të vazhdojë mandatin  pas zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti. 

Në vitin 2019, konservatorët fituan për të tretën herë radhazi zgjedhjet e përgjithshme, por pakënaqësia e mbledhur e publikut gjatë 14 viteve të tyre në pushtet, një periudhë gjatë së cilës u ndryshuan disa herë kryeministrat dhe u shënuan skandale politike, tashmë ka vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e tyre, ndërkohë që kundërshtarët labursitë kanë kryesuar bindshëm sondazhet e zhvilluara në më shumë se një vit. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /