RTSH 24 Live

Ekonomi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, qeveria fond shtesë 50 mln lekë për shpenzimet

23/11/2022

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, qeveria fond shtesë 50 mln lekë për shpenzimet

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar një fond shtesë prej 50 milionë lekë për përballimin e shpenzimeve për organizmin e Samitit të Bashkimit Europian-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në 6 dhjetor në Tiranë.

Efekti financiar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

“Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë, në datën 6 dhjetor 2022. Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Më 6 dhjetor 2022, Tirana do të pres liderët europian për të zhvilluar samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor. Mes liderëve të Be do të jetë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.  

/rtsh.al/