RTSH 24 Live

Botë

Rusia modifikon bombat - Kievi akuzon Moskën se po përdor një bombë të re kundër civilëve

28/03/2024

Rusia modifikon bombat - Kievi akuzon Moskën se po përdor një bombë të re kundër civilëve

Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombë në sulmet ajrore në qytetin verilindor të Ukrainës, Harkiv. Kështu thonë autoritetet ukrainase, të cilat njoftuan se një person u vra nga sulmi i fundit. Zyrtarët thanë se 4 fëmijë, përfshirë një foshnjë 3 muajsh, ishin mes 19 personave të plagosur në Harkiv.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e quajti sulmin si "terror rus" ndërsa kreu i policisë rajonale tha se Moska mund të ketë përdorur një lloj të ri bombe. "Arma e re është diçka mes një bombe ajrore, që rusët kanë përdorur kohët e fundit dhe një rakete”, u shpreh Volodimir Timoshko.

Autoritete rajonale në Harkiv akuzuan Moskën se po testojnë bombat e tyre të modifikuara mbi banorët e Ukrainës. Rusia nuk u është përgjigjur akuzave të Kievit, por ajo gjithmonë mohon që civilët të jenë objektiv i sulmeve të tyre. Dy ndërtesa banimi dhe një institucion mjekësor u shkatërruan pjesërisht dhe 14 ndërtesa, përfshirë një objekt arsimor, u dëmtuan nga sulmi i fundit rus.

Gazetare: V. Zharri

/RTSH/