RTSH 24 Live

Botë

Rusia lëshon dy raketa në Odesa, vriten 17 persona, mes tyre 4 fëmijë

01/07/2022

Rusia lëshon dy raketa në Odesa, vriten 17 persona, mes tyre 4 fëmijë

Dy raketa ruse janë lëshuar mëngjesin e 1 korrikut drejt një ndërtese apartamentesh shumëkatëshe dhe një qendër rekreacioni në qytetin piort jugor të Odesa dhe për pasojë 17 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve katër fëmijë, raporton The Guardian.

Forcat e armatosura të Ukrainës lëshuan një alarm duke u kërkuar banorëve të kërkonin strehim pasi tre shpërthime dhe alarme sulmi ajror u dëgjuan pak para orës 1 të mëngjesit me orën lokale.

Zëdhënësi ushtarak i Odesa-s, Sergei Bratchuk tha se sulmi me raketa u krye nga "aeroplanë strategjikë" nga drejtimi i Detit të Zi. "Njëra raketë goditi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe, tjetra - në një qendër rekreative në rajonin Belgorod-Dniester," tha ai.

/rtsh.al/