RTSH ka siguruar pamjet nga momenti kur presidentin e klubit “Iliria” Nazmi Selmani dhe personat të tjerë, i janë afruar banesës së kreut të FSHF-së, me qëllim kërcënimi.
Këta persona u arrestuan ditën e shtunë, pasi kishin kërcënuar me anë të një mesazhi në telefon kreun e FSHF, Armand Duka.
Po sot, Gjykata e Durrësit vendosi “arrest me burg “për presidentin e klubit “Iliria” Nazmi Selmani dhe Petrit Selmanin .
Ndërsa për Brajan Selmani, Redian Loci dhe Santiago Selmani u caktua masa “detyrim paraqitje”.
Sipas hetimeve, motivi i kërcënimit ka të bëjë me mos grumbullimin në Kombëtare të Gentian Selmanit (djali tjetër i Nazmiut), i cili luan si portier me klubin e Tiranës.
Pas njoftimit për këtë ngjarje, Policia organizoi një operacion për të lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar.
/rtsh.al/