RTSH 24 Live

Teknologji

RTSH: Së bashku!

01/10/2020

RTSH: Së bashku!
Logo e re e RTSH

Sot RTSH , në të gjitha kanalet e platformës së saj , paraqitet me një pamje të re, logo dhe slogan të ri. Logo e re vjen natyrshëm si një vazhdim i mëtejshëm të logos ekzistuese.
Nga ana grafike për të përfituar hapësirë dhe për t’a bërë me eficente janë “rrëshkitur” dy katrorët sipër njëri-tjetrit, duke krijuar një figurë të re.
Kjo lejon mundësinë që emri i RTSH të brendashkruhet në katror, njëlloj si në logon e deritanishme, por tashmë më i dukshëm, sepse katrori është më i madh.
Njehsimi me konceptin e dritares, është qasja e re e rifreskimit të faqosjes së RTSH. Kjo është dritarja e komunikimit; dritarja e informacionit; dritarja e edukimit; dritarja e kulturës; dritarja e argëtimit etj.
Katrorët që formojnë logon nuk janë thjesht katrorë, por dritare që na ndihmojnë në deshifrimin e botës duke qartësuar informacione kyçe dhe të vlefshme nga “zhurma” e komunikimeve në përgjithësi.
Në ditët e sotme audienca është e bombarduar nga një sasi e madhe informacioni. Korniza si dritare na lejon të kanalizojmë të gjithë këtë sasi masive informacioni në një formë të qartë dhe të kuptueshme.
Këtë synon Radio Televizioni shqiptar. Dhe këtë e realizojmë , sipas sloganit tonë të ri: Së bashku!