RTSH 24 Live

Sport

RTSH humb simbolin, ndahet nga jeta legjenda e komentatorëve sportiv, Vladimir Grillo

30/12/2021

RTSH humb simbolin, ndahet nga jeta legjenda e komentatorëve sportiv, Vladimir Grillo

RTSH humb simbolin. Ndahet nga jeta legjenda e komentatorëve sportiv, Vladimir Grillo. Ai ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.  Gazetari dhe komentatori i shquar, i qete, shumë njerëzor Vladimir Grillo, për më shumë se 40 vjet ka qenë pjesë e R.T.SH. Një kometator që sportin e përjetonte ndryshe, me një fjalor të zgjedhur dhe fjalë profesioniste. Emocioni më i madh që ka përjetuar ka qenë goli i shënuar  nga Sokol Kushta në ndeshjen Partizani i Beogradit-Flamurtari me 30.09.1987. Ai kishte një arkivë të jashtëzakonshme me ndeshje dhe gara sporti të transmetuara.

'Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën'-shkruan gazetari Defrim Methasani.