Vijon puna për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve dhe impiantit të ujërave të ndotura në Burrel. Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar pamjet, e konsideron këtë projekt si një prej investimeve të rëndësishme që sipas tij do të zgjidhin një gangrenë të vjetër mjedisore.
“Vijon puna për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve dhe impiantit të ujërave të ndotura në Burrel, një investim i rëndësishëm që zgjidh një gangrenë të vjetër mjedisore, nga i cili përfitojnë të gjithë banorët e Matit, por edhe turistët që zgjedhin të frekuentojnë këtë zonë të bukur të veriut”, shkruan Rama.
/rtsh.al/