RTSH 24 Live

Politikë

Rritja e çmimeve, Berisha: Më 7 korrik protestë në Tiranë!

22/06/2022

Rritja e çmimeve, Berisha: Më 7 korrik protestë në Tiranë!

Kreu i Partisë Demokratike, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një proteste më 7 korrik në Tiranë kundër rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike në vend. Berisha tha se kjo protestë është menduar të quhet fronti për shpëtimin e Shqipërisë ndërsa u shpreh se duhet të shtrihet në mbarë vendin.

Protesta duhet të lindë aty ku lind e padrejta. Revolta duhet të lindë aty ku lind dhuna. PD do bëjë gjithçka që t’i jetësojë këto parime. Ky është një regjim që nuk Meriton të ekzistojë asnjë ditë. Përpiqem të rikujtoj bashkëbiseduesve të mi se pas vitit 1990 Ramiz Alia nuk ishte pa mbështetje. Televizionet e huaja e quanin Gorbaçovi i Ballkanit edhe pse vriste të rinj në katër anët e kufirit të Shqipërisë. Ato nuk përcilleshin ose injoroheshin. Unë nuk habitem kur dëgjoj deklarata në mbështetje të Edi Ramës.

E rëndësishme është që ne të marrim përgjegjësitë tona para shqiptarëve. Duhet të bazojmë qëllimin tonë në parime të drejta. Të luftosh se Edi Rama po Lufton korrupsionin pse mbush një sallë do të thotë të tallësh me shqiptarët. Në çdo licencë dhe leje ka vetëm vjedhje. Shefi i kadastrave thonin që janë djegur regjistrat.

Lidhur me protestat mendoj se duhet të jenë shumë të forta, por ky problem duhet të jetë çështje e debatit të përbashkët. Një front kundër kësaj qeverie dhe këtij regjimi është jetik.

Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë apo me një emër tjetër do e shohim por ne duhet të funksionojmë si fron. Më 7 Korrik është menduar të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Kjo është betejë e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme. Kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin”, tha Berisha gjatë takimit me përfaqësues të shoqërisë civile.

/rtsh.al/