RTSH 24 Live

Ekonomi

Rritet tregtia me pakicë

16/03/2023

Rritet tregtia me pakicë

Në tremujorin e katërt 2022, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 137,1 për qind, njoftoi të enjten Instituti i Statistikave. 

Shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 3,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. 

Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht ështe rritur 0,9 %.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e katërt 2022 është rritur me 3,8 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2021.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4,5 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 3,4 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 4,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

 

/ rtsh /