RTSH 24 Live

Ekonomi

Rritet me 10 lekë çmimi i sheqerit, do të shitet 114 lekë/kg

27/06/2022

Rritet me 10 lekë çmimi i sheqerit, do të shitet 114 lekë/kg

Bordi i Transparencës ka vendosur çmim të ri të produktit bazë ushqimor të sheqerit, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare. Sipas vendimit çmimi i sheqerit ka pësuar rritje me 10 lekë duke u shitur me 114 lekë/ kg. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktin e përcaktuara në këtë vendim.

"Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.

Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3  lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi", thuhet në vendimin e Bordit.

/rtsh.al/