RTSH 24 Live

Ekonomi

Rritet importi i kafshëve të gjalla për mish nga Maqedonia e Veriut

18 orë para

Rritet importi i kafshëve të gjalla për mish nga Maqedonia e Veriut

Nga dita në ditë, po importojmë më shumë kafshë të gjalla për mish nga Maqedonia e Veriut. Interesi për blegtorinë ka rënë, ndaj konsumatori po përballet me mungesën e produktit vendas, kryesisht mishit.

Ky hendek po plotësohet me mish i cili futet nga jashtë.

Prej disa muajsh, vendi ynë importon kafshë për t’i therur kryesisht nga Maqedonia e Veriut. Një masë e cila erdhi si pasojë e shfaqjes së vatrave të kontaminuara në disa nga vendet e rajonit.

Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në Elbasan, Fatmir Uzuni bën me dije se konsumatori vendas është i sigurtë për produktet e mishit që konsumon, pasi 3 biznese të licensuara në këtë sektor i shoqërojnë këto produkte me certifikatën përkatëse. 

Kafshët e gjalla që vijnë nga jashtë, vijnë të kontrolluar me certifikuara. Kemi tre biznese të licensuara për këtë qëllim të cilët kanë plotësuar me korrektesë të gjithë procedurën ligjore”, tha Uzuni.

Të dhënat nga tregtia e jashtme në tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë se importi i kafshëve të gjalla në sasi u rrit me 62%, teksa një vit më parë në këtë periudhë ndryshimi vjetor ishte 22%.

/rtsh.al/