RTSH 24 Live

Greqi

Rrëzimi i avionit F16, pjesë e forcave ushtarake greke. Piloti gjendet në mes të detit

20/03/2024

Rrëzimi i avionit F16, pjesë e forcave ushtarake greke. Piloti gjendet në mes të detit

Një avion luftarak F-16 i forcave ajrore greke u rrëzua në zonën detare pranë ishullit Psathura të Sporades, në jug të gadishullit të Halkidikisë.

Sipas deklaratës për shtyp të Shtabit të Përgjithshëm të aviacionit që në momentin e parë piloti arriti të hidhej nga avioni , duke aktivizuar mekanizmin e sediljes parashutë.

Piloti i skuadriljes 337 të krahut luftarak të 110-të u mor në orën 15:02 nga një helikopter Super Puma i krahut luftarak 130 të Forcave Ajrore dhe është drejtuar për në Spitalin e Përgjithshëm 251 të Forcave Ajrore.

“Νë orën 13:29, një avion F-16 Block 52+, njëvendësh i Skuadronit 337, i repartit ushtarak 110 F, i cili po kryente një fluturim stërvitor, u rrëzua në zonën detare të Psathouras. Në operacionin e kërkim-shpëtimit që u zhvillua merrnin pjesë 1 helikopter Super Puma, 1 helikopter Navy S-70, 1 CL-415 ndërsa në zonë ka shkuar edhe dhe fregata “Egean” -thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm.

Rreth një orë e gjysëm më vonë helikopteri Super Puma që ishte nisur menjëherë nga ishulli Limnos, ka gjetur vendndodhjen e tij dhe ka mundësuar nxjerrjen e tij nga deti.

Piloti është dërguar në spitalin e Limnos në fillim dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm 251 të Forcave Ajrore, ndërsa thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësorë.

Avioni I tij merrte pjesë në një fluturim stërvitor në formacion me katër avionë të tjerë luftarakë të nisur nga baza ajrore e Larisës, kur ka konstatuar se po humbte lartësinë dhe do të rrëzohej në det ndaj është detyruar të aktivizojë mekanizmin parashutë.

Avioni në fjalë është një version i përmirësuar I tipit BLOCK 50 me sisteme elektronike të avancuara dhe një motor të sofistikuar.

 

/rtsh.al/