RTSH 24 Live

Kronika

Rinovimi i kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara, zyrat e aplikimit të hapura dhe sot

27/02/2021

Rinovimi i kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara, zyrat e aplikimit të hapura dhe sot

 

Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme  e Gjendjes Civile fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Mjafton kuponi i blerë në postë dhe të paraqitja në zyrën e aplikimit me ID kartën e skaduar.