RTSH 24 Live

Kulturë

Rinia korçare dhe libri, 2600 lexues në bibliotekën e qytetit

23/04/2024

Rinia korçare dhe libri, 2600 lexues në bibliotekën e qytetit

Pavarësisht ndikimit të teknologjisë, të rinjtë në Korçë vijojnë të jenë të tërhequr nga libri, jo vetëm nga ai i kërkuar nga shkolla, por edhe nga librat artistikë.

Në bibliotekën publike Thimi Mitko në Korçë aktualisht janë rreth 2600 lexues dhe përdorues të saj.

Organizohen shumë aktivitete në lidhje me librin dhe ekspozita të cilat i ndihmojnë të rinjtë të njihen edhe me fondin e bibliotekës por edhe me botimet e reja dhe me pasurimet e reja të librit. Letërsi artistike, psikologji, histori janë fushat të cilat janë më të dëshirueshme dhe më të lexueshme nga të rinjtë”, tha Jorida Tollkuçi, Drejtore e Bibliotekës Thimi Mitko Korçë

Sot në ditën botërore të librit, biblioteka publike e Korçës përkujton drejtorin e parë të saj, veprimtarin e publicistin Nikolla Lako.

Sot është një ditë e rëndësishme edhe për bibliotekën e Korçës, sepse në këtë datë më 23 prill 1881 ka lindur veprimtari, publicisti dhe patrioti Nikolla Lako i cili ka qenë dhe drejtori i parë i bibliotekës”, tha Jorida Tollkuçi.

Dita botërore e librit është vendosur si e tillë pasi në këtë datë shënohet ndarja nga jeta e autorëve botërore Shekspir e Servantes.

/RTSH/