Ka nisur të studiojë piano kur ishte 5 vjeç dhe që atëherë nuk u nda më prej saj.
21-vjeçari shqiptar, Justin Gjata, pas shumë çmimeve e koncerteve të performuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe ka lindur, vendos të kthehet në Shqipëri me një koncert recital për t'i përcjellë publikut shqiptar emocione me një repertor të zgjedhur.
"Unë dhe babai kishim shumë qejf të bënim një koncert. Jam shumë krenar që jam këtu në atdhe. Koncerti është vërtet ëndërr për mua," thotë pianisti.
Justin Gjata thote se ka 16 vite qe jeton me pjanon e se tashme ajo eshte bere pjese e tij.Ai rrefen se I kushton shume ore ne dite studimit te saj dhe se thelbesore per te eshte percjellja e emocionit ne cdo performance
"Në piano punoj 4–5 orë në ditë. Ca kohë e shpenzoj edhe për leximin e partiturave. Pa piano fare është si punë 8-orëshe. Kjo është jeta ime. Duhet të jesh në shpirt muzikant dhe publiku e meriton shprehjen e muzikës nga shpirti," shprehet Gjata.
Pas koncertit të parë në Shqipëri, Justini premton se do të rikthehet përsëri me një koncert edhe më të madh.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh.al/