RTSH 24 Live

Kulturë

Rikthehet virtuozi Olen Çezari, artisti do të performojë për tre net në Pallatin e Kongreseve

17/04/2024

Rikthehet virtuozi Olen Çezari, artisti do të performojë për tre net në Pallatin e Kongreseve

Rikthehet pas dy vitesh në një koncert për të gjithë artdashësit shqiptar Virtuozi Olen Çezari. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit violinisti do të performojë para publikut shqiptar për 3 net me radhë.

Kemi që në nëntor që po punojmë fort. Janë më shumë se 100 veta që po ndërtojnë një kala Brenda Pallatit të kongreseve. Nesër do të jetë një spektakël total”, tha ai.

Një ditë para koncertit Olen Çezari zbulon detaje lidhur me përmbajtjen e programit, që pritet të elektrizojë Pallatin e Kongreseve.

Repertori është sekret, por mund të them vetëm që kemi një shfaqje me nxënësit e Shkollës së Baletit që  kur e kam parë jam emocionuar shumë. Kemi dhe të ftuar special. Shfaqja do të zgjasë 2 orë dhe është brilante në vetvete”, tregoi ai. .

Violinisti virtuoz ka prekur skenat e botës dhe ka njohur publik të gjerë, por megjithatë ai shqiptari mbetet me i veçanti. "Publiku shqiptar është ai që më emocionon mua pasi unë vij nga këtu kam rrënjët këtu dhe ndjehem i publikut tim", tha violinisti.

Koncerti do të mbahet nga data 18 deri në datën 20 në Pallatin e Kongreseve.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/