RTSH 24 Live

Kulturë

Rikthehet ''Borëbardha dhe 7 xhuxhat'', shfaqja vjen nën interpretimin e një aktoreje të vetme

21/04/2024

Rikthehet ''Borëbardha dhe 7 xhuxhat'', shfaqja vjen nën interpretimin e një aktoreje të vetme

Edhe këtë fundjavë fëmijët e kryeqytetit ndoqën përrallën klasike shumë të dashur dhe të njohur nga të gjithë fëmijët “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” e cila ka ardhur si asnjëherë më parë me një Koncept krejt të ri, modern dhe mjaft argëtues për fëmijët.

Personazhet e shfaqjes për herë të parë vijnë në skenë nga një aktore e vetme. Jorida Meta interpreton të gjithë personazhet e shfaqjes.

Shfaqjet e Teatrit të kukullave prej muajsh janë zhvendosur te Liceu artistik Jordan Misja pas rikonstruksionit që po I bëhet Teatrit të Kukullave. Ndërsa çdo fundjavë argëtimi për këtë grupmoshë nuk është ndalur, duke vendosur në skenë shfaqje të reja, por edhe duke rivënë disa të tjera.

RTSH