Shtimi i numrit të vizitorëve në monumentet e kulturës dhe të natyrës në njësitë vendore të Sarandës dhe të Finiqit është rezultat edhe i investimeve në infrastrukturën rrugore. Rruga kombëtare Kardhiq-Delvinë tashmë ka dhënë frytet e veta gjatë sezonit turistik të verës
“Me ndërtimin e aksit të ri Kardhiq-Delvinë, trafiku kryesorë në drejtim të Sarandës dhe plazheve te jugut bëhet nga ky aks”, u shpreh Aristotel Noni, Specialist pranë Autoritetit Rajonal Rrugor.
Njëkohësisht, shtimi i vizitorëve në Parkun Natyror të "Syrit të Kaltër" ,por edhe në Manastirin e Mesopotamit , ka nxitur Autoritetin Rrugor të rikonstruktojë edhe segmentin e rrugës Krane -" Syri i Kaltër".
Firma kontraktuare ka asfaltuar para disa muajsh segmentin rrugor Jeorgucat- Muzinë, kurse pas investimit të fundit, ngelet pa u ri konstruktuar segmenti rrugor "Syri i Kaltër"-Muzinë.
/RTSH/