RTSH 24 Live

Art

Restaurohet ikona “Ungjillëzimi” e Onufër Qipriotit

06/03/2024

Restaurohet ikona “Ungjillëzimi” e Onufër Qipriotit

Pas një pune disamujore, kryer në laboratorin e Konservimit dhe Restaurimit në Muzeun Ikonografik “Onufri” nga restauratori Erion Lezi, përfundoi ndërhyrja restauruese për ikonën “Ungjillëzimi” vepër e shek XVI – XVII, atribuar Onufër Qipriotit.

Lajmi u dha nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Në këtë ikonë që ka funksionuar si Dera e Bukur e ikonostasit të kishës së Kostandinit dhe Helenës në kalanë e Beratit paraqitet skena e Ungjillizimit.

Në pjesën e poshtme kryeëngjëlli Gabriel, paraqitet duke lajmëruar virgjëreshën Marie për lindjen e shpëtimtarit ndërsa sipër qëndrojnë profeti Isaia dhe mbreti David.

Sot ikona paraqitet në shkëlqimin e plotë të saj dhe së shpejti do ti ofrohet e ekspozuar publikut të gjerë të Muzeut “Onufri”, të cilët mund të admirojne më qartë mjeshtërinë dhe finesën e artit të Onufër Qipriotit.

/ rtsh.al /