Nga 1 shtatori do të fillojë zbatimi i reciprocitetit të targave në Kosovë, ku serbët në veri tashëm do të duhet të pajisen me targa RKS të shtetit të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë apel serbëve që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të bërë konvertimin e targave ilegale në ato të Kosovës.
“Fushata për targa do të vazhdojë dhe qytetarët ta shfrytëzojnë periudhën për konvertimin e targave”, tha Kurti
Më herët edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nuk ka asnjë gjasë që çështja e targave të zgjidhet para 1 shtatorit me Kosovën.
Këto deklarata Kurti i bëri pas takimit që pati me liderët e opozitës për t’i informuar lidhur me bisedimet e bëra me Kurtin dhe SHBA e BE në Bruksel për çështjen e reciprocitetit.
“Është gatishmëri dhe interes i imi që t’i informoj për dialogun edhe partitë të cilat nuk janë në qeveri. Në Kuvendin e Kosovës tash kemi një pauzë dhe kjo është arsyeja që konsideruam që është e një rëndësie të veçantë që ta zhvillojmë këtë takim”, tha Kurti.
/rtsh.al/