Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "X", pas largimit nga Shtëpia e Bardhë (sipas mediave amerikane, me kërkesë të presidentit Donald Trump).
"Faleminderit, Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit president, Kongresit dhe popullit amerikan.Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë",- shkruan Zelensky.
Korespondentja kryesore e CNN për Shtëpinë e Bardhë, Kaitlan Collins, thotë se ishte vendimi i Trump për të përfunduar bisedimet pas shkëmbimeve në Zyrën Ovale.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo tha: “Trump vendosi që Zelensky ‘nuk ishte në gjendje të negocionte’” dhe “urdhëroi Sekretarin Rubio dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, të përcillnin mesazhin: ishte koha që Zelensky të largohej.”
Duke u bazuar në informacione të mëtejshme nga Shtëpia e Bardhë, ajo shtoi: “Ukrainasit donin të vazhdonin bisedimet. Por atyre iu tha jo.”
/rtsh.al/