RTSH 24 Live

Art

Rama uron prof. Rexhep Qosen për ditëlindjen

25/06/2021

Rama uron prof. Rexhep Qosen për ditëlindjen

85 vjetori i ditëlindjes së një prej figurave të shquara të letërsisë shqipe prof. Rexhep Qosja, ka qenë rasti që kryeministri Edi Rama ti përcillte një urim të ngrohtë. "Përulësisht i uroj edhe 100 një heroi të mendimit shqiptar, Profesor Rexhep Qosjes 🙏" shkruan zoti Rama në Facebook. Ai sjell me këtë rast edhe një dokumentar për jetën e profesorit të nderuar.  

Rexhep Qosja ka lindur më 25 qershor 1936, Vuthaj, Mal i Zi. Ai  është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar. Është anëtar i rregullt dhe korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe ka qenë i angazhuar në politikën kosovare të pasluftës. Është autor i disa romaneve të njohura. Qe njëri ndër zërat më të spikatur të dramës moderne shqipe gjatë viteve 1970.