RTSH 24 Live

Politikë

Rama nxjerr videon nga spitali i fëmijëve dhe shigjeton opozitën

22/11/2020

Rama nxjerr videon nga spitali i fëmijëve dhe shigjeton opozitën

Spitalit Pediatrik i Durrësit, tashmë është në funksion 100% pas një investimi nga qeveria me vlerë 2.2 milionë euro, në infrastrukturë dhe aparatura të reja mjekësore.

I ndërtuar në vitet ’60 – ’70-të e pas dekadash i lënë në harresë apo i rikonstruktuar pjesërisht, Pediatria iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë, duke u kthyer në një qendër rajonale model të shëndetësisë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje se në çfarë gjendje ishte para investimeve spitali i fëmijëve në Durrës.

“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë që Duam ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë”, shprehet kryeministri Rama.

Me një kapacitetet 90 shtretër, Pediatria e re me infrastrukturë si dhe pajisjet biomjekësore të një teknologjie të lartë ofron standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Spitali i Durrësit, bashkë me 4 spitale të tjera, është në skenarin e parë të përfshirjes së spitaleve rajonale në përballimin e situatës së COVID-19, nëse ezaurohen kapacitetet në 4 spitalet COVID në Tiranë.