RTSH 24 Live

Politikë

Rama ftesë nga Princi i Kurorës të vizitojë Arabinë Saudite: Thellojmë bashkëpunimin

3 orë para

Rama ftesë nga Princi i Kurorës të vizitojë Arabinë Saudite: Thellojmë bashkëpunimin

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim ambasadorin Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ku në foks të takimit ka qenë thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

Gjatë takimit ambasadori i ka dorëzuar Ramës ftesën e Princit të Kurorës për të vizituar Raidin, si dhe një tunikë si një dhuratë simbolike.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar princin e Kurorës Mohammed Bin Salman al Saud duke e cilësuar edhe si një lider transformues për vendin e tij.

“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, shkruna Rama në instagram.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe më herët vizitë në Arabinë Saudite ku është pritur nga Princi i Kurorës, Muhammed Bin Salman, ku diskutimet janë fokusuar në rritjen e investimeve të rëndësishme në fushën e turizmit, infrastrukturës dhe kulturës.

/rtsh.al/