Raketat e reja balistike hipersonike ruse ”Oreshnik” mund të vendosen në Bjellorusi duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2025, deklaroi të premten presidenti rus Vladimir Putin.
”Meqenëse ne nënshkruam sot një marrëveshje për garancitë e sigurisë me përdorimin e të gjitha forcave dhe mjeteve në dispozicion, e konsideroj të mundur vendosjen e sistemeve si ‘Oreshnik’ në territorin e Bjellorusisë”, tha Putin.
Sipas presidentit, kjo do të jetë e mundur në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, kur prodhimi në seri i raketës së re do të rritet dhe ky armatim do të hyjë në shërbim te forcat strategjike ruse.
”Në këtë rast objektivat do të caktohen nga udhëheqja ushtarako-politike e Bjellorusisë”, deklaroi në një reagim presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
/ rtsh.al /