RTSH 24 Live

Politikë

Qeveria jep me PPP edhe strehimin social, Tabaku: Skemë mafioze

23/07/2021

Qeveria jep me PPP edhe strehimin social, Tabaku: Skemë mafioze

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e dhënë nga qeveria për ndërtimin me koncension të banesave për strehim nga ana e bashkive. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shkruan se "qeveria shqiptare ka një mesazh të qartë nga FMN dhe BB në lidhje me shpenzimet dhe buxhetin; fokusimi tek rindërtimi dhe tek rikuperimi i ekonomisë nga pandemia, por ka vendosur të fokusohet tek oligarkia dhe PPP-të".

 

"Tanimë, do të përdoret kjo skemë korruptive dhe mafioze për të zhdukur parqet dhe për t’i justifikuar si banesa sociale. Kurrë shqiptarët nuk do t’i marrin këto banesa, përkundrazi! Në një kohë ku borxhi publik po shkon sa 100% e PBB, në një kohë ku detyrimet karshi të tretëve po rriten si pasojë e sjelljes arrogante të qeverisë që po i kushton mbi 445 mln euro në arbitrazh. Më shumë borxh, më shumë detyrime, më pak mundësi për t’u strehuar por më shumë para për klientët e qeverisë nga paratë e shqiptarëve. Qytetarët paguajnë më shumë taksa, qeveria i dhuron më shumë para dhe projekte oligarkisë së PPP-ve ndërkohë që komuniteti merr gjithnjë e më pak shërbime në këmbim", shkruan Tabaku në reagimin e saj.