RTSH 24 Live

Aktualitet

Qeveria italiane konfirmon se qendrat e pritjes së emigrantëve do të hapen në 1 gusht

28/06/2024

Qeveria italiane konfirmon se qendrat e pritjes së emigrantëve do të hapen në 1 gusht

Nënsekretari i Shtetit për Presidencën e Këshillit, Alfredo Mantovano ka inspektuar nga afër përfundimin e punimeve në dy kampet ku do të qëndrojnë emigrantët që do të shpëtohen në det.

Në njoftimin e Këshillit të Ministrave të qeverisë Italian, mësohet se puna vazhdon dhe  është në një fazë të avancuar për krijimin e dy qendrave në Gjadër dhe Shëngjin në pritjes të emigrantëve të paligjshëm, rezultat i memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria më 6 nëntor 2023.

I shoqërohej nga ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, Nënsekretari i Shtetit për Presidencën e Këshillit, Alfredo Mantovano deklaroi se, “duke filluar nga 1 gushti, në dy qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin do të vijnë emigrantët e parë, sipas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane të nënshkruar më 6 nëntor 2023”.

Ne kemi qenë në gjendje të verifikojmë përputhshmërinë e plotë me planin dhe vlefshmërinë e këtij modeli inovativë për menaxhimin e flukseve të migracionit të paligjshëm, të cilin vendet e tjera evropiane, kryesisht Gjermania, po e vëzhgojnë nga afër,” tha Alfredo Mantovano.

Ndërkohë qeveria italiane në një njoftim zyrtar për vizitën e zyrtarit të lartë thotë se është konfirmuar respektimi i plotë i afateve, ashtu siç e deklaroi edhe kryeministrja Giorgia Meloni gjatë vizitës së saj në Shqipëri më 5 qershor.

Nënsekretari Mantovano, pasi vizitoi qendrën e parë të pritjes në Shegjin dhe në Gjadër, takoi personelin e Inxhinierëve Ushtarakë të Forcave Ajrore, të cilët po operojnë pa ndërprerje, dhe Policinë e Shtetit, deklaroi.

Kemi mundur të verifikojmë respektimin e plotë të marrëveshjes, kohën dhe vlefshmërinë e këtij modeli inovativë për menaxhimin e flukseve të paligjshme migratore, i cili po ngjall konsensus të gjerë në nivel evropian: 15 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit në fakt po na kërkojnë të ndajmë projektin, të cilin ata po e shohin me Kombet e tjera evropiane gjithashtu duhet t'i kushtojnë vëmendje, veçanërisht Gjermanisë." u shpreh Alfredo Mantovano

Marrëveshja e bërë ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë  parashikon zbarkimin e 36.000 emigrantëve në vit në portin e Shëngjinit.

Rastet e tyre do të trajtohen në një qendër që është duke u ndërtuar në një bazë ajrore në Gjadër, e cila do të mund të strehojë 3.000 njerëz. Të dyja objektet do të kenë personel italian dhe do të funksionojnë nën juridiksionin italian. Megjithatë, siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare.

 

/rtsh.al/