RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut - Dalin emrat që do të votohen në fundjavë në parlament

17/06/2024

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut - Dalin emrat që do të votohen në fundjavë në parlament

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut pritet të votohet këtë fundjavë në parlamentin e vendit. Kjo, pasi Hristijan Mickoski, kreu i VMRO-DPMNE-së që doli forcë kryesore në zgjedhjet e fundit mbajtur në vend, bëri publik emrat e atyre që do të jenë pjesë e ekzekutivit që ai do të drejtojë, i cili në total do të ketë 23 poste ministrore.

Ndër emrat e kabinetit të ri qeveritar, pjesë e koalicionit “Maqedonia Jote”  udhëhequr nga VMRO-DPMNE janë Aleksandar Nikollovski si zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit, Ljupço Dimovski, zëvendëskryeministër, përgjegjës për Sistemin Politik, Vllado Misajllovski si ministër Mbrojtjeje, Timço Mucunski ministër i Jashtëm apo dhe Pançe Toshkovski si Ministër i Brendshëm.

Koalicioni i partive shqiptare VLEN me të cilën VMRO-DPMNE tashmë është në kolaicion ka gjashtë poste në qeverinë e re të vendit,  Ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapësinor që do të drejtohet nga Izet Mexhiti, Ministrinë e shëndetësisë që në krye do të ketë Arben Taravari, ministrinë e  Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë në krye të së cilës do tëjetë Fatmir Limani, ministrinë e ekonomisë dhe punës me ministër Besart Durmishin, ministrinë e Çështjeve Evropiane që do të drejtohet nga Admirim Aliti.

Ndërsa Arben Fetai do të jetë Ministër pa portofol të ngarkuar për Qeverisjen e Mirë dhe Transparencë. Dy poste i janë rezervuar ndërkohë lëvizjes ZNAM – për Maqedoninë tonë dhe ato janë:  Ministria e Drejtësisë  me ministër Igor Filkov si dhe ministria e Administratës dhe Dixhitalizimit me ministër Goran Minçev.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/