Fermerët e fshatit Zvirinë në Maliq janë përballur sërish me vështirësi në shitjen e prodhimit të qepës, duke i detyruar ata ta hedhin atë.
Mungesa e tregut dhe çmimi i ulët kanë bërë që mundi i një viti të shkojë dëm, duke sjellë humbje të mëdha për banorët e zonës.
“Shumë rrallë vijnë tregtarët por edhe ata që vijnë e dua për 10 lekë të reja. Ne nuk mund ta japim kaq pak, se ajo ka kosto 30 leke. Ne çfarë do fitojmë” shprehet një prej fermerëve.
Ndërsa një tjetër që merret me kultivimin e qepës, u shpreh për RTSH-në, se kanali është mbushur me qep që e kanë hedhur fshatarët.
“Nuk shiten, është shumë e ulët kostoja dhe po na qëndrojnë stok.
Situata është shumë keq, thotë një tjetër banor i zonës.
“Po punojmë gjithë beharin dhe nuk po marrim gjë. Ka shpenzime të mëdha. Tregtarët që vijnë e duan lirë sepse ata e marrin nga jashtë.
Megjithatë, pavarësisht situatës së vështirë, fermerët nuk e humbasin shpresën dhe kanë vendosur të mbjellin përsëri qepë, me besimin se tregu do të përmirësohet.
“Pavarësisht kësaj, banorët vetëm mbjellin qep. Pavarësisht se ato nuk janë shitur serish shpresojnë”
Fusha e Maliqit mbetet një nga zonat kryesore të kultivimit të qepës, me 850 hektarë të mbjellë vitin e kaluar, por sfidat e tregtimit vazhdojnë të rëndojnë mbi prodhuesit vendas.
Gazetare Elsa Xhindole
/rtsh.al/