RTSH 24 Live

Kuriozitete

Qentë luajnë në simfoninë e Mozartit me orkestrën daneze

06/09/2023

Qentë luajnë në simfoninë e Mozartit me orkestrën daneze

Tre artistë të veçantë i janë bashkuar orkestrës daneze të dhomës gjatë kohës që kjo e fundit po  luante një pjesë nga kompozitori Leopold Mozart, i ati i të mirënjohurit Vofgang Amadeus Mozzart.

Ata janë qentë e quajtur Kuki, Sophus dhe Sica, që janë zgjedhur për aftësitë e tyre të veçanta në lehje të cilat përkojnë me muzikën e Simfonisë së Gjuetisë, një pjesë pak e njohur e kompozitorit.

Gjatë performimit të kësaj simfonie, në të cilën përfshihen edhe lehjet e qenve, këta të fundit shumë rrallë  performojnë në skenë. Orkestrat më së shumti përdorin  tinguj të regjistruar.

Por Kuki Sofus dhe Sika  e përmbushën me sukses misionin e tyre, çka e dëshmuan gjatë provave ku dëgjonin të pa shqetësuar tingujt hyrës të simfonisë.

Gazetare E.Pepa

/RTSH/