RTSH 24 Live

Botë

Putin: Nëse NATO forcon Suedinë dhe Finlandën, do të përgjigjemi

30/06/2022

Putin: Nëse NATO forcon Suedinë dhe Finlandën, do të përgjigjemi

Rusia ka paralajmëruar se do të përgjigjet nëse NATO vendos trupa dhe infrastrukturë në Finlandë dhe Suedi pasi ato të bashkohen me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA, raporton La Repubblica.

"Suedia dhe Finlanda duan të anëtarësohen në NATO? A mund ta bëjnë këtë”. Ata duhet ta kuptojnë se më parë nuk ka pasur asnjë kërcënim, ndërsa tani nëse kontigjentet ushtarake dhe infrastruktura do të dislokohen atje do të duhet të përgjigjemi në mënyrë të ngjashme dhe të krijojmë kërcënime të barabarta për territoret nga vijnë kërcënimet ndaj nesh”, tha presidenti rus Putin.

Putin shprehet se Rusia nuk ka pasur kurrë probleme me Suedinë dhe Finlandën, por nëse ato kthehen ë kërcënim, mund të ketë tensione.

Mes nesh gjithçka shkoi mirë, por tani mund të ketë tensione. Sigurisht që do të ketë, është e pashmangshme nëse ka një kërcënim për ne”, tha presidenti rus.

/rtsh.al/