RTSH 24 Live

Aktualitet

Punonjëset e fabrikës së telit në Bathore përfundojnë në spital nga asfiksia

25/05/2023

Punonjëset e fabrikës së telit në Bathore përfundojnë në spital nga asfiksia

Disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore kanë përfunduar në spital pasi kanë pasur shenja asfiksie.

Sipas njoftimit të policisë, në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë janë paraqitur disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore të cilat nuk janë ndjerë mirë në ambientet e punës dhe kanë shfaqur shenja asfiksie.

“Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset me inicialet T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/