RTSH 24 Live

Ekonomi

Punimet në lagjen “Rilindja” në Fushë-Krujë po i afrohen fundit

13/10/2021

Punimet në lagjen “Rilindja” në Fushë-Krujë po i afrohen fundit

Në lagjen e re “Rilindja” në Fushë-Krujë, e dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019-s vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e shtëpive. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga puna në këtë lagje të re. “Mirëmëngjes dhe me punën e palodhur ndërtimore për lagjen e Rilindjes në Fushë-Krujë që po i afrohet fundit, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha kryeministri Rama.

Fushë-Kruja është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Zona e rindërtimit ndodhet 1 km larg nga qendra e qytetit. Plani i zhvillimit shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh ku ndërthuren banesat individuale, ndërtesat kolektive, institucionet arsimore dhe shërbimet. Qeveria thotë se deri në pranverën e vitit 2022 të gjitha shenjat e tërmetit do të jenë fshirë.