RTSH 24 Live

Ekonomi

Punësimi arriti nivelin 68,3% në tremujorin I, shërbimet ndër kontributorët kryesorë

4 orë para

Punësimi arriti nivelin 68,3% në tremujorin I, shërbimet ndër kontributorët kryesorë

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e anketës së forcave të punës për 3-mujorin e katërt të vitit 2024.

Sipas Elsa Dhulit, drejtoresha e INSTAT-it, shkalla e punësimit për popullsinë 15 deri 64 vjeç është 68,3 për qind, duke shënuar një rritje vjetore me 1,6 pikë përqindje dhe një rënie tremujore me 0,8 pikë përqindje. Ndërkohë papunësia ka pësuar tkurrje.

"Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, në tremujorin e katërt 2024, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 8,8 për qind, duke shënuar një ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje dhe një rritje tremujore me 0,7 pikë përqindje," deklaroi znj. Dhuli.

Ndërkohë ka pësuar edhe pjesëmarrja e forcës së punës.

"Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, në tremujorin e katërt 2024 për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,5 për qind me një rritje vjetore 1,2 pikë përqindje dhe ulje tremujore me 0,4 pikë përqindje," tha drejtuesja e INSTAT-it.

Ajo tregoi gjithashtu se cili është sektori me ndikimin më të madh.

"Të tre sektorët kanë ndikuar: industria, bujqësia dhe shërbimet, por fokusi kryesor ka qenë te shërbimet," u shpreh znj. Dhuli.

Publikimi, i cili reflekton një rivlerësim të treguesve të tregut të punës, bazohet në të dhënat e reja të Censit 2023.

Ndryshimet e treguesve, sipas znj. Dhuli, janë gjithashtu një reflektim i dinamikave ekonomike sociale të viteve të fundit.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/