Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin që përcakton datat se kur do të mbahen provimet kombëtare të klasave të 9-ta.
Provimi i parë që do të nënshtrohen nxënësit që përmbyllin këtë vit arsimin bazë do të jetë gjuha shqipe me 20 qershor, duke u pasuar nga matematika me 25 qershor dhe provimi I fundit do të jetë ai I gjuhës së huaj me 28 qershor. Por këtë vit ndryshe nga gjithë vitet e tjera Ministria e Arsimit ka publikuar edhe testet provë, ku nxënësit nëpërmjet tyre mund të testojnë njohuritë që kanë marrë në të 9-ta klasat.
Nëpërmjet këtyre testeve model mësuesve do tu jepet mundësia të drejtojnë dhe ti përqendrojnë nxënësit më shumë tek ato tema ku hasin vështirësi dhe kanë më shumë boshllëqe. Provimet e lirimit do të përmbajnë mbi 20 pyetje me alternativa dhe zhvillim, me qëllim për të matur aftësitë interpretuese, argumentuese dhe krahasuese të nxënësve.
Struktura e tezës është menduar të jetë e njëjta me atë të një viti më parë dhe parashikohet që hartuesit të ndërtojnë një test të një niveli mesatar vështirësie.
Gazetare: K. Toroveci
/RTSH/