Kuvendi ka miratuar sot (31 tetor) shtyrjen e afatit të Punës së Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-up-in. Me 68 vota pro, 6 abstenim dhe 5 kundër, deputetët miratuan që ky Komision Hetimor të vazhdojë punimet deri më 14 nëntor.
Kjo është hera e dytë që shtyhet afati i këtij komisioni, pasi më 17 korrik deputetët votuan për shtyrjen e tij deri më 22 tetor. Megjithatë as ky afat nuk mjaftoi që të mbylleshin punimet.
Komisioni për Sterilizimin është shoqëruar me debate të vazhdueshme mes maxhorancës dhe opozitës, duke çuar në zvarritje të punimeve. Për pasojë, persona në listën e dëshmitarëve nuk janë dëgjuar ende në Komision, mes të cilëve edhe ish-ministri Ilir Beqaj.
/rtsh.al/