RTSH 24 Live

Politikë

PS rotacion te drejtuesit e qarqeve-Tirana me 3 drejtues, Balla merr drejtimin për diasporës. Ikën Klosi e Gjiknuri

08/09/2024

PS rotacion te drejtuesit e qarqeve-Tirana me 3 drejtues, Balla merr drejtimin për diasporës. Ikën Klosi e Gjiknuri

Partia Socialiste ka tashmë 12 drejtuesit e rinj të qarqeve të vendit që do të çojnë partinë drejt zgjedhjeve të 2025. Ashtu siç pritej ka pasur rotacion në disa prej qarqeve, ndërsa është shtuar edhe një drejtues të politike që do të jetë i fokusuar pikërisht për diasporën, ku në zgjedhjet e pranverës së ardhshme do të mundësohet për herë të parë edhe vota e emigrantëve

Këtë post kryeministri Rama ia besoi Taulant Ballës, i cili nuk do të jetë më drejtues i qarkut Fier, dhe do ta pasojë në këtë post zv.kryeministren Belinda Balluku.

Pjesë e drejtimit politik të PS në qarqe janë bërë edhe ministrat e rinj në qeveri, ku në Elbasan është vendosur Arbjan Mazniku, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin. Ndërsa në Dibër në vend të Ballukut është emëruar Blendi Gonxhe

Ndryshime ka edhe në Berat ku largohet Bledi Çuçi dhe vjen Ervin Demo. Çuçi shkon në Vlorë, ndërsa ikën Blendi Klosi, i cili do të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS. Shkodra i besohet Benet Beci, ku Elisa Spiropali largohet për t’u vendosur në qarkun Tiranë.

Në Tiranë si pasojë e numrit të lartë të deputetëve që nxjerr qarku do të drejtohet nga Elisa Spiropali, Erion veliaj dhe Ogerta Manastirliu.  Ndërsa drejtuesit e tjerë të qarqeve janë konfirmuar në detyrën e tyre si Lezha, Kukësi, Korça dhe Gjirokastra.

Të gjitha këto ndryshime për kryesocialistin Rama vijojnë si pjesë e përpjekjeve dhe organizmit të ri për arritjen e fitores së një mandati të 4 qeverisës.

 “Do behet një platformë e hapur për këtë që do të na afrohet dhe të bëhet pjesë e një gare të vërtetë. Duhet angazhim fizik dhe shpirtëror e politik që do matet në territor dhe për ta çuar PS te njerëzit. PS do jetë një skuadër e gjerë individësh që do gjejnë rrugën dhe vendin ku mund të shërbejnë për ta bërë më të mirë Shqipërinë. Të gjithë deputetëve aktual u them se cilido prej jush që dëshiron një mandat tjetër e ka në dorë ta marrë duke punuar në këtë sezon politik më shumë se tre vitet e fundit të marra së bashku. Secili prej jush niset menjë avantazh të madh krahasuar me të rinjtë në fushën e betejës, por sot gjithkush duhet ta konsiderojë si ditën e parë dhe t’i harrojë të gjitha plagët dhe trimëritë e betejave e fitoreve të mëparshme dhe të gjithë të mos merremi me çfarë i kemi dhënë skuadrës më parë por të punojnë vetëm për të bërë atë që nuk kemi bërë deri tani. Kjo vlen për të gjithë nga deputetët, te ata që janë qeveri dhe deri drejtuesit e ri të qarqeve”, tha Rama.

Drejtuesit politik të PS në qarqe

Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu

Durrës-Emirjana Sako

Shkodër-Benet Beci

Lezhë-Ulsi Manja

Kukës-Pandeli Majko

Dibër-Blendi Gonxhe

Elbasan-Arbian Mazniku

Fier-Belinda Balluku

Korçë-Niko Peleshi

Gjirokastër-Mirela Kumbaro

Berat-Ervin Demo

Vlorë-Bledi Çuçi

Shtohet drejtues i ri politik për diasporën-Taulant Balla

Asambleja Kombëtare e PS

Kryetar i Asamblesë - Blendi Klosi

Nënkryetar të Asamblesë - Ilva Gjuzi dhe Besa Spahon

Sekretar i Asamblesë - Onit Beleri

Sekretariati ekzekutiv i partisë  

Sekretar i Përgjithshëm- Blendi Klosi

Sekretari i organizmit dhe zgjedhjeve- Damian Gjiknuri

Sekretare e gruas –Evis Kushi

Sekretare e Programit – Milva Ekonomi

Sekretare për Diasporën – Zerina Bruçi

Sekretare e Marrëdhënieve ndërkombëtare - Romina Kuko

Sekretari i rinisë – Roi Bashaj

/rtsh.al/