RTSH 24 Live

Serbi

Protestë masive në Serbi

05/12/2021

Protestë masive në Serbi

Mijëra demonstrues bllokuan rrugët kryesore anembanë Serbisë të shtunën teksa zemërimi u rrit mbi një plan të mbështetur nga qeveria për të lejuar gjigantin e minierave “Rio Tinto” të nxjerrë litium në Serbi. Protestuesit u panë në rrugët kryesore në gjithë Serbinë, duke bllokuar kryqëzime dhe ura dhe duke paralizuar trafikun. Bashkë me mesazhet “Rio Tinto, marsh nga Serbia”, qytetarët në Nish iu bashkuan protestave massive, që u zhvilluan këtë fundjavë, por edhe shtatë ditë më parë, në mbarë Serbinë. Në orët e pasdites qytetarët u mblodhën në dy lokacione - te rrethrrotullimi në bulevardin "Nemanjiç" dhe para Kuvendit të qytetit. “Kam ardhur në protestë sepse kjo qeveri ka shitur gjithçka që ka mundur deri tani. Ne nuk japim ujë dhe tokë, këtë e them si qytetar i Nishit dhe qytetar i këtij vendi”, tha një nga pjesëmarrësit në tubim. Sipas grupit të qytetarëve “Ngrihu për ndryshim” dhe Lëvizja “Kryengritja Mjedisore”, që po udhëheqin këto protesta, sot u mbajtën bllokada në më shumë se 60 lokacione në të paktën 50 qytete. Protestuesit postuan amjet nga qytetet e tyre në internet me hashtagun #kryengritje për mbijetesë. "Theksojmë se e gjithë përgjegjësia për çdo gjë që mund të ndodhë në tubime të cilat nuk janë të regjistruara apo miratuara në përputhje me ligjin nga organet kompetente, e bartin ekskluzivisht organizatorët e tubimeve të paregjistruara”, thuhet në njoftimin e policisë. Shkak për protestat masive janë pakënaqësia e qytetarëve me Ligjin për Referendum dhe Nismën Civile dhe Ligjin për Shpronësimin, të cilin Parlamenti i Serbisë tashmë e ka miratuar pa një debat të mëparshëm publik.