Policia daneze ka arrestuar aktivisten mjedisore Greta Thunberg në Kopenhagë në një protestë kundër luftës në Gaza.
Gjashtë persona u arrestuan të mërkurën në Universitetin e Kopenhagës pasi 20 persona bllokuan hyrjen e një ndërtese.
Studentët kundër pushtimit thanë në një deklaratë të postuar në Instagram se ndërsa situata në Palestinë vetëm sa përkeqësohet, Universiteti i Kopenhagës vazhdon bashkëpunimin me institucionet akademike në Izrael.
“Ne po pushtojmë administratën qendrore [të universitetit] me një kërkesë: bojkot akademik tani.”
Policia nuk pranoi të konfirmonte identitetin e ndonjë prej të arrestuarve, por një zëdhënës i Studentëve Kundër Okupimit tha se 21-vjeçarja hunberg, ishte një nga të arrestuarit.
"Nuk mund t'i konfirmoj emrat e të arrestuarve, por gjashtë persona janë arrestuar në lidhje me demonstratën. Ata dyshohen se kanë hyrë me forcë në ndërtesë dhe kanë bllokuar hyrjen,” tha një zëdhënës i policisë së Kopenhagës.
Protestuesit pro-palestinezë kanë ngritur kampe në universitete anembanë SHBA-së dhe Evropës që nga pranvera e kaluar për të protestuar kundër bombardimeve të Gazës nga Izraeli dhe pushtimit të territoreve palestineze.
/rtsh.al/