Përplasjet gjatë demonstratave pro evropiane që ndodhën mbrëmjen e së hënës në Gjeorgji shkaktuan plagosjen e 26 personave, shumica prej tyre demonstrues, njoftoi ministria e Shëndetësisë e vendit.
Policia në kryeqytetin e Gjeorgjisë përpoq përsëri për të shpërndarë mijëra demonstrues të hënën pasi mbi 200 persona u arrestuan gjatë katër netëve të mëparshme të protestave kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar negociatat për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian .
Policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të larguar protestuesit nga ndërtesa e parlamentit ku ata janë mbledhur çdo natë që nga e enjtja kur partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ deklaroi vendimin e saj për të pezulluar bisedimet e pranimit në BE.
“Ekipet e shpëtimit transportuan 26 persona në objektet mjekësore, 23 prej të cilëve ishin protestues dhe tre policë”, tha ministria në një deklaratë.
Të hënën, mijëra protestues u mblodhën sërish në Tbilisi për të pestën ditë të mobilizimit të gjerë kundër politikave të qeverisë, të cilat akuzohen për devijime autoritare dhe pro-ruse.
Partia Ëndrra Gjeorgjiane, në pushtet që nga viti 2012, ndezi protestat duke shtyrë negociatat me BE deri në vitin 2028 – një synim që gjithsesi është i përfshirë në kushtetutën e ish-republikës sovjetike.
/rtsh.al/