RTSH 24 Live

Kulturë

Projekti për restaurimin e objekteve kulturore - Ndahen çmimet për fotografinë më të mirë të qendrave të trashëgimisë kulturore

26/09/2024

Projekti për restaurimin e objekteve kulturore - Ndahen çmimet për fotografinë më të mirë të qendrave të trashëgimisë kulturore

Në vazhdën e projektit për rindërtimin dhe restaurimin e qendrave të trashëgimisë kulturore u zhvillua në kujdesin e Bashkimit Evropian  një konkurs me fotografi të disa objekteve të trashëgimisë kulturore të vendit. Në ndarjen e çmimeve i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato i cili vuri theksin tek rëndësia e rikrijimit  të marrëdhënies ndërmjet të shkuarës dhe të tashmes me fokus nga e ardhmja

“Projekti ka të bëj me ri interpretimin e të shkuarës duke ofruar vërtet diçka të vlefshme për të ardhmen. Një nga dëshirat që kam është që këto vende të kthehen në vende ku komuniteti të lulëzoj. Ne jemi sot këtu për ju dhe prej jush, për talentin që keni treguar dhe sa e mrekullueshme është që kemi këtu gjithë këto fotografi ku ju keni shpalosur talentin dhe janë fotografi vërtet të bukura”, u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Më pas juria vendosi edhe ndarjen e tre çmimeve të para për fotografinë më të mirë. Gonzato shprehu gjithashtu dëshirën që vendet e trashëgimisë kulturore të shërbejnë edhe për tu mbledhur të gjithë së bashku për të diskutuar dhe festuar lidhur me këtë pasuri kombëtare.

/RTSH/